Skënder Lajçi merr një vendim të papritur

Volejboll

Skënder Lajçi merr një vendim të papritur

Nga: Kemajl Goca Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 18:54
Skënder Lajçi merr një vendim të papritur

Volejbollisti me përvojë, Skënder Lajçi, kapiten i KV Prishtina Volley po ashtu edhe i Kombëtares së Kosovës, merr një vendim të papritur.

Ai ka vendosur që në pranverë mos të paraqitet si volejbollist për shkak të një lëndimit që ka tash e një kohë. 

Lajçi tërë fokusin e ka të tejkalojë lëndimin, ndërsa punën si trajner do të vazhdojë me grup-moshat e reja.   

“Sa i përket klubit, udhëheqësia  ende nuk ka vendos se si do të veprohet në vazhdim.

Unë personalisht e kam një lëndim serioz të krahut me tepër se një vit, edhe pse e kam trajtu në mes të sezoneve por ka qenë e kotë, nuk kam mundur ta kaloj.

Prandaj për momentin jam duke e trajtuar këtë lëndim dhe kam vendos që sezonin pranveror mos të aktivizohem në asnjë klub si lojtar me qëllim që ta tejkaloj plotësisht këtë lëndim nëse do të kem fat dhe sukses gjatë trajtimit.

Për këtë vendim e kam njoftuar edhe me shkrim klubin, për momentin jam i angazhuar si trajner tek gjeneratat e reja tek klubi Prishtina ku kemi startuar me pjesëmarrje në gara të Kampionatit të Kosovës në grup-moshën U-16 dhe në grumbullimin e parë kemi dalë mirë të parët në grup.

Prandaj këtu do të jetë fokusi im, ku do të përgatitemi edhe për grumbullimet e radhës me qëllim që të arrijnë sa më lartë që është e mundshme”, tha Lajçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat