E habitshme pse largohet lojtarja braziliane nga Skenderaj

Volejboll

E habitshme pse largohet lojtarja braziliane nga Skenderaj

Nga: K.G. Më: 3 mars 2022 Në ora: 22:15
E habitshme pse largohet lojtarja braziliane nga Skenderaj

Skenderajt i largohen një lojtare papritur. Një arsye e çuditshme  e largimit të brazilianes, Clarisse Peixoto. 

“KV Skenderaj nuk ishte në ditën më të mirë!

Ditë më parë përforcimi i vetëm i ekipit tonë nga Brazili u largua, duke u arsyetuar me situatën në Ukraine dhe në tërësi në Europë, dhe se nuk ndihej e sigurtë në Kosovë.

Ky largim e ka dëmtuar tej mase skuadrën tonë, si nga ana professionale por edhe duke e demotivuar skuadrën dhe tani duhet më shumë kohë që të komponohemi si ekip me lojtare të reja.

Ekipi ynë gjendet në fazën e ndryshimit të gjeneratës, ku 50% të lojtareve janë nën moshën 17 – vjeçare”, thuhet në njoftim të KV Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat