Diskutohet për përkrahjen dhe zhvillimin e volejbollit në Llap

Volejboll

Diskutohet për përkrahjen dhe zhvillimin e volejbollit në Llap

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 20:10
Diskutohet për përkrahjen dhe zhvillimin e volejbollit në Llap

Krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, janë takuar sot, me drejtorin e sportit për Komunën e Podujevës, Pajtim Balaj dhe përfaqësuesin e klubit të Llapit, Fetah Gashi, në zyrën e FVK-së.

Në këtë takim, ndër të tjerash, u diskutua për përkrahjen dhe zhvillimin e volejbollit në Llap, po ashtu edhe për infrastrukturën dhe përmirësimin e saj.

Palët njëzëri janë dakorduar që të merren hapa konkret në të ardhmen afatshkurtër në ndërtimin e një fushe të volejbollit në rërë në Komunën e Podujevës. Ndërtimi i kësaj fushe është iniciativë e dy palëve, FVK-së dhe komunës respektive.

Federata e Volejbollit të Kosovës falenderon Komunën e Podujevës për përkrahjen që i jep volejbollit të Kosovës dhe shpresojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat