Lista e të ftuarve te Kosova U20 për ndeshjet e Kampionatit Ballkanik

Volejboll

Lista e të ftuarve te Kosova U20 për ndeshjet e Kampionatit Ballkanik

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:37
Lista e të ftuarve te Kosova U20 për ndeshjet e Kampionatit Ballkanik

Trajneri, Blendi Haxhikadrija së bashku me stafin e tij, kanë vendosur për listën përfundimtare të të ftuarve për Kampionatin Ballkanik U20, i cili do të zhvillohet mes datave 6-10 shtator në Shqipëri.

Përgjatë dy ditëve të fundjavës, në grumbullimet seleksionuese morën pjesë një numër i kënaqshëm i lojtarëve, të cilët iu nënshtruan testeve fizike dhe parametrave antropometrik.

Kontigjenti i volejbollistëve të përzgjedhur gjatë kësaj jave do t'i vazhdojë përgatitjet në Gjakovë, ku do të stërviten intensivisht, para udhëtimit në Shqipëri.

Grumbullimi i parë mbahet qysh nesër, me fillim nga ora 12:00.

Gjeni listën e plotë të të ftuarve më poshtë:

Albi Macula

Eron Murseli

Erion Bajrami

Adonis Hyseni

Enes Shabani

Endrit Syla

Ervin Llazicani

Rinor Hazrolli

Erolind Kerqeli

Enes Haxha

Elis Taha

Erald Boshnjaku

Endi Zejna

Yll Salihu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat