Berisha vazhdon karrierën në Tajlandë

Volejboll

Berisha vazhdon karrierën në Tajlandë

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 16:04
Berisha dhe Gjinovci

Kampioni i Superligës dhe Kupës së Kosovës me Pejën nga sezoni i kaluar, Adriatik Berisha është pritur në një takim lamtumirës nga kryetari i FVK-së, Bahri Gjinovci, duke iu uruar suksese Berishës në aventurën e re në Tajlandë.

Berisha, i cili karrierën si volejbollist e nisi në Suharekë, ka nënshkruar me kampionin aktual të Superligës së volejbollit në Tajlandë, ekipin Diamond Food Volleyball Club.

25-vjeçari, i lindur në Suharekë, do të jetë pjesë e Diamond Food për sezonin e ardhshëm, derisa do të marrë pjesë edhe në Kampionatin Aziatik të volejbollit, i cili do të mbahet në maj të vitit 2023, në Bahrein.

"Dua të falenderoj krerët e FVK-së që më ftuan në takimin e sotëm përsheëdetës dhe për mbështetjen e dhënë", ka thënë Berisha pas takimit.

"Falenderoj familjen time dhe të gjithë ata që më kanë qëndruar afër përgjate karrierës time deri tani dhe që vazhdojnë të më mbështesin ende në çdo hap.

"Dua të falenderoj veçanërisht ikonën e volejbollit shqiptar, Gazmend Husaj që e bëri të mundur këtë mundësi profesionale për mua.

"Kjo është një mundësi shumë e mirë për avansim në karrierën time profesionale dhe shpresoj ta perfaqësoj denjësisht volejbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat