Barleti pëson humbjen e parë

Volejboll

Barleti pëson humbjen e parë

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 12:12
Vllaznia korr fitoren e parë, Barleti pëson humbjen e parë

Janë luajtur tri nga katër ndeshjet e para të javës së katërt të Superligës në volejboll për femra. Partizani vijon të dominojë, duke korrur suksesin e radhës dhe kryeson renditjen me 12 pikë të plota.

Të kuqtë mposhtën 3-0 Barleti Volley në derbin kryeqytetas. Një ndeshje në përgjithësi e dominuar nga Partizani, që vuajti disi vetëm në setin e dytë (25-12, 26-24, 25-20). Për Barlei kjo ëhstë humbja e partë në kampionat.

Fitoren e parë korri Vllaznia, që fitoi 3-1 ndaj Lushnjës. Ekipi myzeqar fitoi 26-24 setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e ekipit shkodran, që fitoi tri setet e tjera: 25-20, 25-17 e 25-19. Pa probleme fiton Tirana, që mundi 3-0 Korabin (25-15, 25-7, 25-9).

Superliga-Femra, java e 4-t

Korabi – Tirana, 0-3

Lushnja – Vllaznia, 1-3

Barleti Volley – Partizani, 0-3

Skënderbeu – Teuta, 22 tetor

Renditja: Partizani 12 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Tirana 9 pikë, Barleti Volley 8 pikë, Lushnja 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat