Ferizaj arrin fitore me shumë mund kundër Skenderbeut

Volejboll

Ferizaj arrin fitore me shumë mund kundër Skenderbeut

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 23:58
Ferizaj

Ferizaj ka arritur një fitore të vështirë por të rëndësishme si nikoqir i Skenderbeut në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligën A, meshkujt, të dielën mbrëma.

Setin e parë e fituan ferizajasit me rezultat 25-21, me Skenderbeun që u rikthye për ta përmbysur disavantazhin në dy setet e ardhshëm, të cilët i fitoi me rezultat identik, 20-25.

Mirëpo, Ferizaj u konsolidua dhe arriti që dy setet e ardhshme t'i fitojë me rezultat 26-24 respektivisht 15-13, eventualisht për t'i fituar dy pikë nga kjo përballje.

Pas kësaj fitoreje, Ferizaj grumbullon gjashtë pikë, ndërsa Skenderbeu arkëton plot 11 pikë, derisa duhet theksuar se ferizajasit kanë një ndeshje më pak të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat