Lorik Ilazi zgjidhet kryetar i Unionit të Sportit Lokal në Gjilan

Volejboll

Lorik Ilazi zgjidhet kryetar i Unionit të Sportit Lokal në Gjilan

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 23:06
Lorik Ilazi

Përzgjedhësi i Kombëtares të Kosovës, femrat, dhe trajneri i ekipit kampion të Superligës A, femrat, Drita, Lorik Ilazi është edmëruar kryetar i Unionit të Sportit Lokal në Komunën e Gjilanit.

Kjo organizatë është krijuar si hallkë lidhëse e nevojshme e konstatuar nga ekspertët ndërkombëtare të sportit gjatë përpilimit të Strategjisë për Sport në nivel nacional.

"Ilazi ka marrë mandat tre-vjeçar dhe nga kjo pozitë do të kontribojë edhe më shumë në zhvillimin dhe avancimin e volejbollit kosovar.

Për herë të parë në historinë e sportit kosovar krijohet një union i tillë. FVK i uron fat dhe suksese Ilazit dhe kësaj organizate në të ardhmen" - njofton FVK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat