Hajdaraj: Në Ferizaj shkojmë si lider në tabelë dhe si favorit 

Volejboll

Hajdaraj: Në Ferizaj shkojmë si lider në tabelë dhe si favorit 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 nëntor 2022 Në ora: 17:22
Bardhyl Hajdaraj

Lideri i Superligës A të Kosovës, Peja, është gati për derbin e madh, që do të luhet të dielën (18.00) në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Kampioni në fuqi do të përballet me Ferizajn, në kuadër të javës së tetë.

Pejanët kanë ekip cilësore dhe në bazë të kësaj, shpresojnë se do të kthehen me pikë të plota.

Peja kryeson me 16 pikë, ka katër më shumë se Ferizaj në pozitën e katërt.

Volejbollisti më i mirë në Kosovë, Bardhyl Hajdaraj, anëtar i KV Peja, tha se me ekip janë gati dhe favorit.

“Ne gjithmonë jemi gati për çdo derbi dhe futem në këtë ndeshje si lider në tabelë dhe si favorit dhe besojmë shumë që do të ia dalim ta nxjerrim maksimumin nga kjo përballje”, thotë Hajdaraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Peja në asnjë formë nuk i frikësohet ferizajasve, duke ia kujtuar edhe humbjen në rrethin e parë me rezultat 3:0.

“Ne e kemi fituar duelin e parë (3:0) por që tani kanë ndryshuar gjërat dhe presim ndoshta edhe rivalitet me të madh duke pas parasysh arritjen e lojtarit tjetër brazilian në anën e Ferizajt dhe lojtarit organizator në radhët tona po ashtu nga Brazili.

Përparësitë janë tek eksperienca jonë qoftë si skuadër qoftë si individ dhe do të mundohemi t’i shfrytëzojmë këto armë të dielën”, përfundon Hajdaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat