Drita pëson humbje nga Vllaznia e Shkodrës

Volejboll

Drita pëson humbje nga Vllaznia e Shkodrës

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 22:33
Drita

Drita ka pësuar humbje nga Vllaznia e Shkodrës të dielën mbrëma, në përballjen e vlefshme për Grupin B të Ligës "Gjergj Kastrioti", të dielën mbrëma.

"Intelektualet" pësuan disfatë me rezultat 1-3 (25-21, 25-27, 22-25, 18-25) në sete.

Gjilanaset treguan paraqitje të mirë në setin e parë, derisa luftuan fuqishëm edhe në të dytin, por nikoqiret në palestrën "Q. Dervishi" u treguan më insistuese dhe arritën të barazojnë rezultatin në 1-1 sete, për të fituar dy të ardhshmet, eventualisht duke regjistruar fitoren.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Fer Volley u mposht nga Skenderbeu me rezultat 1-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat