Mbahet grumbullimi i dytē seleksionues i Kombëtares U17

Volejboll

Mbahet grumbullimi i dytē seleksionues i Kombëtares U17

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 23:26
Mbahet grumbullimi i dytē seleksionues i Kombëtares U17

Mbahet grumbullimi i dytē seleksionues i Kombëtares U17, femrat!

Sot, 15 dhjetor, 2022, zuri vend grumbullimi i dytë seleksionues i Kosovës U17, femrat, në Fakuktetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS).

Ishte grumbullimi i dytë për këtë vit, pas emërimit trajner të legjendës botërore të volejbollit, Donald Suxho.

Lojtaret legjitime për seleksionim ishin ato të lindura në vitin 2007 ose më të reja.

Plot 60 vasha morën pjesë në këtë grumbullim, të cilat iu nënshtruan kryesisht testimeve të nivelit teknik të elementeve të volejbollit.

Nga ky grumbullim do të përgjysmohet lista në 30 volejbolliste, të cilat do të vazhdojnë me grumbullimet e radhës.

Stafi i trajnerëve ishte i kënaqur me interesimin dhe performancën e treguar nga shpresat e volejbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat