Ilazi: Është vit i shumë ndryshimeve 

Volejboll

Ilazi: Është vit i shumë ndryshimeve 

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 19:39
Lorik Ilazi,

Kryetrajneri i Dritës së Gjilanit (femrat), Lorik Ilazi, ka ekipin më të mirë në elitën e volejbollit të Kosovës.

Drita ka objektivat e qarta, t’i mbledhë të gjitha trofetë. 

Ilazi, pas fitores kundër Fushë Kosovës në Superligën A, tha për faqen e FVK-së: “Fitore me shumë peshë.

Fitore e pastër perballë një ekipi që çdo ditë po ngritet dhe mund të sjellë probleme çdo ndeshje.

Drita po vazhdon pa humbje në kampionat dhe po punojmë çdo ditë që të jetë kështu deri në fund.

Është vit i shumë ndryshimeve në formacion dhe përbërje.

Ne kemi bërë shumë ndryshime dhe kështu mundohemi ta gjejmë më të mirën për tutje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat