Ilazi: Kundërshtari nuk ishte në ditën më të mirë

Volejboll

Ilazi: Kundërshtari nuk ishte në ditën më të mirë

Më: 11 mars 2023 Në ora: 17:40
Ilazi

Trajneri i Dritës së Gjilanit, Lorik Ilazi, pas fitores së rëndësishme kundër Skenderajt, me rezultat 3:1, shpreh fjalë miradije për vashat e tij.

Drita mori pikë të mëdha në kuadër të Superligës së Kosovës.

"Fitore shumë e rëndësishme për ne, pasi që është një e cila e përforcon shumë pozitën e parë, pozitë e cila na duhet shumë në garat përfundimtare të Play-Off.

Kundërshtari nuk ishte në ditën më të mirë dhe ne e shfrytëzuam, sepse ky kundërshtar është  shumë i fuqishëm dhe me lojtare shumë cilësore ku, si dihet, që nga fillimi sezonit jane bashke.

Ne kemi akoma shumë punë për të bërë dhe për të rregulluar pozitat me ndryshimet që i kemi në plan për të ardhmen.

Kjo është vetëm një fitore, ne vimë nga humbja dhe kemi shumë punë përpara në një kampionat tejet të vështirë”, ka thënë Ilazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat