Fer Volley finalistja e parë e Kupës së Kosovës

Volejboll

Fer Volley finalistja e parë e Kupës së Kosovës

Më: 11 prill 2023 Në ora: 22:57
Fer Volley

Fer Volley ka arritur në finale të Kupës së Kosovës, pasi mposhti në gjysmëfinale Suti Sportin, të hënën mbrëma.

Ferizajaset triumfuan me rezultat 0:3 (17-25, 18-25, 17-25), në një përballje të dominuar në palestrën "QRS Suti Sport".

Paraqitjen më të mirë nikoqiret e treguan në setin e dytë kur ngushtuan në shtatë pikë diferencën, derisa dy setet e tjera i humbën me rezultat identik, 17-25.

Në finale, Fer Volley do të ndeshet me fituesin e përballjes mes M-Technologie dhe Dritës, e cila luhet të mërkurën me fillim nga ora 20:00, në palestrën "1 Tetori".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat