Ferizaj fiton kundër Skenderbeut në gjysmëfinalen e parë

Volejboll

Ferizaj fiton kundër Skenderbeut në gjysmëfinalen e parë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 23:14
Ferizaj

Ferizaj ka arritur një fitore të rëndësishme respektivisht duke prekur me njërën këmbë finalen e madhe të Playoffit, pasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale mposhti Skenderbeun, të dielën mbrëma.

Ferizajasit triumfuan me rezultat 3-0 (25:23--25:19--25:23), në palestrën "Bill Klinton".

Nikoqirët dominuan ndeshjen, me Skenderbeun që tregoi rezistencë të fortë në setin e parë dhe të tretë, por që ishte e pamjaftueshme për ta evituar disfatën.

Ferizaj tash është vetëm një fitore larg finales, ndërsa Skenderbeu do të mundohet të bëjë çmos ta çojë këtë gjysmëfinale edhe në ndeshjen e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat