Rivalitet në beachvolley

Volejboll

Rivalitet në beachvolley

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 00:16
Pamje nga një ndeshje

Janë zhvilluar ndeshjet e ditës së parë të turneut në Beach Volley për grupmoshën nën 22-vjeç, të shtunën.

Meshkujt kanë arritur deri në gjysmëfinale, ndërsa femrat kanë edhe disa xhiro deri në fund.

Te meshkujt, çifti Maliqi/Bajrami do të ndeshet në gjysmëfinalen e parë me dyshen Syla/Podrimqaku, me fillim nga ora 13:30, të dielën.

Me fillim nga ora 14:15 zhvillohet përballja e dytë gjysmëfinale mes dysheve Shabani/Salihu - Gashi/Nrecaj.

Finalja e madhe zë vend me fillim nga ora 16:00.

Te femrat, do të shohim më shumë aksion, derisa do të luhen fillimisht ndeshjet çerekfinale të cilat do të përcaktohen sipas rezultatit të ndeshjeve paraprake, ndërsa gjysmëfinalet do të luhen me fillim nga ora 13:30 respektivisht 14:15.

Ekipet tashmë të kualifikuara në gjysmëfinale janë Rushiti/Llugaliu dhe Jashari/Avdullahu, të cilat do të ndeshen me fituesit e çerekfinaleve.

Finalja e madhe luhet sot me fillim nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat