Agim Aliu përgëzon volejbollistet kampione

Volejboll

Agim Aliu përgëzon volejbollistet kampione

Nga: K.G. Më: 23 gusht 2023 Në ora: 19:32
Sportistet me kryetarin e komunës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur sot volejbollistet kampione në beachvolley. 

Së bashku me volejbollistet ishte edhe themeluesi i KVF Kastriotit, Abedin Ibrahimi. 

“Të rinjtë ferizajas, çdo ditë po lartësojnë e bëjnë krenarë jo vetëm Ferizajn por edhe Republikën e Kosovës në sporte të ndryshme. 

Të tilla janë edhe vajzat e klubit më të vjetër të volejbollit në Ferizaj KV “Kastrioti” – Femrat, të cilat u shpallën javë më parë kampione të Kupës Ballkanike në U22 e që po ashtu janë kampione të shumëfishta në garat vendore. 

Kënaqësi e veçantë të ndanim kohën bashkë me kampionet Yllka Jashari, Melirona Abdullahu, lojtaren e re, kampione në U18, Sara Piraj, e më themeluesin e klubit Abedin Ibrahimi, trajnerët Vildane Jashari e Kujtim Ilazi, për të diskutuar bashkërisht për zhvillimin e sportit, sukseset e sfidat e rezultatet premtuese të këtij klubi që meritojnë mbështetje jo vetëm institucionale”, ka shkruar Agim Aliu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat