Vajzat e Kosovës shijojnë fitoren e parë

Volejboll

Vajzat e Kosovës shijojnë fitoren e parë

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:08
Laura Zeneli, Vildane Jashari e Agnesa Koxha

Kombëtarja e Kosovës në beach volley, e ka shijuar fitoren e parë në konkurencën e vajzave në ballkanikun U20, pasi dyshja jonë L. Zeneli/A. Koxha, mposhti 2:0 dyshen nga Shqipëria E.Ramo/I. Metanj.

Vashat e drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari, e filluan mirë ndeshjen, e motivi u rrit dukshëm pas fitores së setit të parë me rezultat 21:14.

Seti i dytë ishte akoma më rivalizues, ku kombëtarja shqiptare arrin kuotë të 18 pikëve, por pamjaftueshëm për ta rrezikuar triumfin e “Dardaneve”, të cilat festuan në këtë set 21:18.

Ndeshjen e rradhës dyshja Laura Zeneli/Agnesa Koxha, do ta zhvillojë në pasditen e sotme, në orën 16:40 ndaj ekipit Rumania 2, në përbërje prej B. Maria/F. Briana.

Kampionati Ballkanik U20 në beach volley po mbahet në Pogradec të Shqipërisë, ndërsa Kosova po paraqitet me dy ekipe, nga një në secilën gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat