Kosova paraqitet me Ermal Maliqin e Erion Bajramin

Volejboll

Kosova paraqitet me Ermal Maliqin e Erion Bajramin

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 11:44
Pamje nga defilimi

26 sportistë nga disiplina të ndryshme, mes tyre edhe garuesit që e përfaqësojnë Kosovën në sportin olimpik të beach volley, defiluan në ceremoninë hapëse të ICMG Lojërave Mesdhetare në rërë.

Bartëse e flamurit ishte volejbollistja Yllka Jashari, e cila në garat e vajzave do të paraqitet së bashku me Melirona Avdullahun, të udhëhequra nga trajnerja Vildane Jashari.

Te djemtë, Kosova paraqitet me Ermal Maliqin e Erion Bajramin, të cilët drejtohen nga trajneri Fatlum Hajrizi.

Kosova në këto gara do të përfaqësohet edhe përmes gjyqtarit të beach volley, Valon Mustafa.

Nga afër ceremoninë dhe Lojërat Mesdhetare, po i përcjell edhe presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci dhe zv. presidentja Mimoza Shkodra - Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat