Trajneri i njohur turk u prit në FVK

Volejboll

Trajneri i njohur turk u prit në FVK

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:35
Pamje nga pritja e trajnerit

Një prej trajnerëve më të sukseshëm të Superligës në volejbollin turk, Bahadin Aksoy, ka qëndruar të martën në selinë e Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, së bashku me sekretarin e përgjithshëm Valon Nikqi dhe me anëtarin e bordit Gazmend Husaj, i kanë uruar mirëseardhje trajnerit Aksoy.

“Bashkëpunimi me Turqinë, tashmë edhe kampion evropian te vajzat, është I një rëndësie të veçantë, për synimet dhe detyrimet që ia ka vënë vetes volejbolli kosovar” – ka thënë mes tjerash presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci.

Sekretari i përgjithshëm  FVK-së Valon Nikqi, së bashku me anëtarin e bordit Gazmend Husaj, poashtu e kanë njoftuar për zhvillimet dhe rrugën që është duke ndjekur volejbolli në Kosovë.

Bahadir Aksoy do të jetë pjesë e programit të FIVB-së, për mbështetjen e federatave - “Volleyball Empowerment”.
Ai do të angazhohet për një vit në shërbim të Kombëtareve të të gjitha grupmoshave dhe rritjes së cilësisë së volejbollit.
I gëzuar për këtë vizitë dhe fillimin e bashkëpunimit, ka qenë edhe strategu turk Bahadir Aksoy, i cili I ka përgëzuar krerët e shtëpisë kosovare të volejbollit, për vizionin e misionin që këtë sport ta ngrisin sa më lartë.

66 vjeçari e ka shprehur entuziazmin e tij, që gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë, do të ketë mundësi të e ndjekë nga afër edhe BVA Kupën Ballkanike për klube, që organizohet në Gjilan nga 19 e deri më 21 shtator 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat