Fushë Kosova ka treguar cilësi dhe i ka shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Fer Volleyt në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Tre pikë të mëdha për vashat e Fushë Kosovës.
“Brenda katër xhirove arrijmë fitoren e tretë, kësaj radhe në Ferizaj kundër Fer Volley.
Ekipi që më së miri e përfaqëson qytetin, me ambasadorët që në vazhdimësi shkruajnë histori po vazhdon me hapa të sigurt drejt sukseseve të këtij sezoni”, njofton KVF Fushë Kosova.