Peja fiton trofeun e Kupës së Federatës  

Volejboll

Peja fiton trofeun e Kupës së Federatës  

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 22:22
Peja

Kubi i volejbollit Peja është fitues i Kupës së Federatës (meshkujt).

Finale dramatike dhe fitore me rezultat të ngushtë 3:2 e Pejës ndaj Dritës së Gjilanit, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë. 

“Në finalen e Kupës së Federatës 2023, mposhtëm KV Dritën nga Gjilani, dhe atë me rezultat 3:2.

Pas shpalljes kampion vjeshtor në Kampionatin e Republikës së Kosovës, dhe Fitues të Kupës së Pavarësisë, do të garojmë në ligen Unike mbarëkombëtare, dhe sigurisht që jemi favorit për të ngritur edhe Kupën “Gjergj Kastrioti” Skënderbeu 

Ju lumtë djema!

Krejt Kupat në Pejë”, njofton KV Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat