Studenti mposht Partizanin në derbi, Tirana dhe Erzeni në gjysmëfinale

Volejboll

Studenti mposht Partizanin në derbi, Tirana dhe Erzeni në gjysmëfinale

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 21:10
Pamje nga ndeshja

Mbyllet faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, teksa sot janë luajtur takimet e javës së gjashtë dhe të fundit. Në fund janë përcaktuar edhe 4 skuadrat që avancojnë në fazën gjysmëfinale.

Në Grupin A, Tirana e mbyll në vendin e parë renditjen pas fitores 3-0 ndaj Teutës në Durrës (25-20, 25-20, 25-7). Një përballje kryesisht e komanduar nga bardheblutë, të pamposhtur në këtë turne.

Fiton edhe Studenti, që mundi 3-2 Partizanin në derbin kryeqytetas (18-25, 25-20, 14-25, 25-20, 15-10). Një fitore më së shumti për statistikë për ekipin e Studentit, i eliminuar nga Kupa, ndërsa të kuqtë avancojnë më tej.

Në Grupin B, Erzeni mposhti 3-1 Skënderbeun (25-15, 24-26, 25-23, 25-17), një përballje mes dy ekipeve që kryesonin renditjen. Gjithsesi, në fund vendi i parë i takoi ekipit shijakas, por edhe korçarët avancojnë më tej.

Fitoren e parë në grup arrin skuadra e Elbasanit, që mposhti pas pesë setesh lojë ekipin e Vllaznisë me rezultatin 3-2 (19-25, 25-19, 25-23, 25-19, 15-13). Një fitore për statistikë, pasi të dyja ekipet janë eliminuar nga turneu.

Grupi A-Meshkuj (java 6-të)

Teuta – Tirana, 0-3

Partizani – Studenti, 2-3

Renditja: Tirana 17 pikë, Partizani 11 pikë, Studenti 8 pikë, Teuta 0 pikë.

Grupi B-Meshkuj (java 6-të)

Erzeni – Skënderbeu, 3-1

Elbasani – Vllaznia, 3-2

Renditja: Erzeni 15 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Vllaznia 8 pikë, Elbasani 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat