Jakup Kasapolli: Hysi i shumë roleve!

Volejboll

Jakup Kasapolli: Hysi i shumë roleve!

Nga: K.G.. Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 16:01
Hysni Prelvukaj

Jakup Kasapolli, veprimtar i sportit, ka pasur një takim interesant me Hysni Prelvukajn, njeriu që i dha dhe po i jep shumë volejbollit pejan dhe të Kosovës. 

Kasapolli gjatë takimit me Prelvukajn diskutuan shumë detaje veçmas për volejbollin e Pejës. 

“Isha dje në vizitë në zyrën e tij "Ejona" në të dalur të Pejës, pasi paraprakisht kisha paralajmëru takimin dhe për t'i dorëzu disa komplete të librave të mia për të dhe komunitetin e volejbollit. 

Si gjithnjë mikpritës, modest dhe çiltër për gati një orë ai shpërfille edhe telefonatat që lidhen rreth punëve dhe obligimeve me detyrat e firmës. 

Me expreson dhe pijet që pijmë, boshti i bisedës patjetër sporti - volejbolliI uroj titullin e fundit kampion të Kosovës, por sikur kjo nuk e ngazëllen tepër!

Pse Hysi?, pyes, "këta po ikin, thotë, sepse mosha e tyre po kalon, na duhet ripërtëritje, dhe aty shoh vazhdimësinë e volejbollit, përndryshe mbaroi kjo unë" dhe " kemi angazhu njerëz që punojnë me 3 grupmosha të reja, si alternativë e vetme' thotë njeriu që në Pejë para gati 30 viteve (1995) si student, e rinisi volejbollin pejan në ato vite të vështira të veprimit të sportit shqiptarë nën masa të regjimit serb. 

Hysi Ishte katalizator i klubit edhe pas luftë (kuptohet edhe entuziast tjerë) ishte zgjidhja për kapërcimin e vështirësive e problemeve që gjithmonë rrezikojnë e paraqiten befas. 

Kështu edhe volejbolli hyni në top katërshen e madhe të sporteve të Pejes bashkë me hendbollin, basketbollin e futbollin më shumë tituj e kupa të fituam por Hysi ishte në shumë role, edhe si trajner, (në fillim) edhe si zyrtar, si Kryetar, e sidomos donator, me kuletën që vetëm dha, e asnjëherë nuk kishte motiv të përfitoj, asnjë qindarkë nga gjithë kjo, (e që dorën në zemër nuk ka shumë ndër ata që merren me sport e nuk duan të përfitojnë).

Pak, thotë Hysi, kam përshtypje shumë pak po punohet në krahasim me vullnetin dhe entuziazmin që kishim dikur, edhe pse tash në liri, me kushte shumë më të mira në infrastrukturë, me mjete financiare dhe pranimin tonë në arenën ndërkombëtare.

Duhet të kopjojmë këtë (mendon për shtete), që i kemi afër, në rajon, të punojmë me plane, programe e strategji afatmesëm, afatgjate.

Të angazhojmë, pse jo ekspert, trajner të vyeshëm kualitativ që pos punës në klub të aftësoi kuadro të atij profili, e jo vetëm të blejmë lojtarë të huaj që pak dobi prej tyre kemi!  
Ne ndarje mendova, sa keq që nuk kemi më shumë Hysa në sport”
, -  ka shkruar Kasapolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat