Kosova - pjesë e kualifikimeve për CEV EuroVolley

Volejboll

Kosova - pjesë e kualifikimeve për CEV EuroVolley

Më: 3 janar 2024 Në ora: 21:08
Lista

“Dardanët” e grupmoshës U18 e kanë mësuar listën e saktë të të ftuarve, për kualifikimet e CEV EuroVolley U18.

Kjo grupmoshë e drejtuar nga përzgjedhësi Blendi Haxhikadria, do të garojë në grupin A të kualifikimeve, së bashku me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndeshjet e këtij turneu kualifikues do të zhvillohen nga 18-20 janar 2024 në Strumicë të Maqedonisë së Veriut.

Kombëtarja U18 te djemtë, do të grumbullohet nga data 7 janar 2024 në Gjakovë, për përgatitje intenzive.

FVK u uron shumë sukses djemve të Kombëtares U18 në këto paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat