Kosova U18 garon në Grupin A

Volejboll

Kosova U18 garon në Grupin A

Më: 9 janar 2024 Në ora: 21:13
Kosova U18

Djemtë e grupmoshës U18, po vijojnë me përgatitje intenzive, në prag të kualifikimeve për CEV EuroVolley.

Gjatë grumbullimit të tyre në Gjakovë, është vërejtur atmosferë pozitive dhe dëshirë për ta bërë më të mirën, që të përfaqësohet denjësisht fanelën e Kombëtares së kësaj grupmoshe.

Përzgjedhësi Blendi Haxhikadria, i asistuar nga ndihmësit Valon Mustafa e Fatlum Hajrizi, është shprehur i kënaqur me ecurinë e këtij grumbullimi në Gjakovë.

Kosova U18 te djemtë, garon në Grupin A, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, në garat që zhvillohen në Strumicë (MKD) nga 18 deri më 20 janar 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat