Djemtë e kombëtares së Kosovës U18 zbarkojnë në Strumicë

Volejboll

Djemtë e kombëtares së Kosovës U18 zbarkojnë në Strumicë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 23:09
Djemtë e kombëtares së Kosovës U18

Djemtë e kombëtares së Kosovës U18, kanë arritur në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, ku do të zhvillojnë garën kualifikuese për CEV U18 EuroVolley.

Pas arritjes në Strumicë, Kombëtarja jonë e ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë, për t’u ambientuar sa më mirë.

Kjo grupmoshë e drejtuar nga përzgjedhësi Blendi Haxhikadria, do të garojë në grupin A të kualifikimeve, së bashku me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kosova i nis kualifikimet të enjten, më 18 janar, ndaj Greqisë, kurse një ditë më vonë ndeshet me nikoqirin, Maqedoninë e Veriut.

Dy të parët e grupit avansojnë tutje dhe nga grumbullimi i realizuar nga 7 janari i këtij viti, jep shpresë forma dhe përgatitja e Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat