Fer Volley rikthen Vlera Drenogllavën

Volejboll

Fer Volley rikthen Vlera Drenogllavën

Më: 20 janar 2024 Në ora: 13:41
Pamje nga prezantimi

Volejbollistja Vlera Drenogllava rikthehet në radhët e ferizajasve, Fer Volley.

Klubi Fer Volley synon të jetë më i organizuar e më i fortë në pjesën e dytë të kampionatit.

“Rikthehet Vlera Drenogllava.

Fer Volley ka arritur marrëveshje me liberon Vlera Drenogllava e cila ishte pjesë e ekipit në sezonin 2022/23.
Vlera Drenogllava rikthehet pas një pauze dhe pa dyshim se do jetë pjesë e rëndësishme për vazhdimin e kampionatit.

Fer Volley do të angazhohet që deri ne fund të këti afati kalimtar të kompletoj ekipin, synimi kryesorë do të jetë të rikthehemi aty ku edhe e kemi vendin - në mesin e ekipeve më të mira në Kosovë”, njofton Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat