Hajdaraj: Kristina anëtare e bordit, me sjelljen e saj jo etike me ka bërë të çuditem

Volejboll

Hajdaraj: Kristina anëtare e bordit, me sjelljen e saj jo etike me ka bërë të çuditem

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2017 Në ora: 11:22
Bardhyl Hajdaraj

Volejbollisti i KV Peja, Bardhyl Hajdaraj, ka hedhur disa akuza në drejtim të bordit të dorëhequr të Federatës së Volejbollit të Kosovës. “Pak a shumë është një gjendje e tillë. Bordi është vetdorëhequr me të gjithë anëtarët ata po kërkojnë shkarkimin e kryetarit, gjë që pa 2/3 e votave nuk mund të ndodhë. Të martën e kaluar në takimin e organizuar të kryetarit në hotel ‘Emerald’ dhe me pjesëmarrjen e të gjithë delegatëve është zgjedhur një bord i përkohshëm nga 5 anëtarë që të kryej punët formalisht deri në zgjedhjet e rregullta për kryetar të federatës.

Shpresoj që të ndodh diçka e mirë në volejbollin tonë, përndryshe me sjelljen e bordit të dorëhequr edhe me etiken e tyre të treguar në atë mbledhje mu me ka bë me filluar me menduar thellë, me vazhduar a me braktisë këtë sport. Janë kyq në volejboll që 2 vite dhe mundohen të jenë faktorë disa - disa e një ndër ta është Kristina anëtare e bordit që as mbiemrin nuk ia di, që me sjelljen e saj jo etike me ka bërë të çuditem. Federata ka nevojë për njerëz që e dinë e dojnë dhe e çmojnë volejbollin e jo njerëz që për interes personal mundohen të shtinë hundët në federatë dhe të prishin edhe gjërat që po ndërtohen dita ditës", tha Hajdaraj për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat