Debuton KV Universiteti i Tetovës

Volejboll

Debuton KV Universiteti i Tetovës

Nga: Shaban Sinani Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 15:39
KV Universiteti

Pas  ekipit  në  kategorinë e femrave  që tanimë për të dytin kampionat është pjesë e elitës së volejbollit  të Maqedonisë,  në  sezonin  2017/2018 në Ligën e Parë të  volejbollit vendor do të garon edhe klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës në kategorinë e meshkujve. Në  prag të fillimit të kampionati në kategorinë e meshkujve, tetovarët zhvilluan edhe një ndeshje  kontrolluese. Me këtë  rast morëm prononcimin e trajnerit  Namikqemal Mustafa.

”Skuadra jonë përherë të parë do të merr pjesë në gara me emrin KV Universiteti i Tetovës. Përgatitjet si një skuadër që është organizua në kohën e fundit, ka  nis  përgatitjet prej pranverës dikund nga maji, me një ndërprerje gjatë pushimeve  verore dhe këto dy  muaj në shtator  dhe tetor kemi punuar dhe besoj që jemi të gatshëm që të startojmë në Ligën e Parë të Maqedonisë” deklaroi për Art Chanel, Namikqemal Mustafa  trajner i KV UT

Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës, debutimin e vetë  në Ligën e Parë të  Maqedonisë  do ta  fillon kryesisht me një fond lojtarësh të  ri të cilët gjatë  fazave  përgatitore  janë veçuar me talentin dhe  dëshira  për të luajtur volejboll.

“Pritshmërija ime nga përvoja e gjatë që e kemi në volejboll është që ne këtë vit e  kemi të adaptohemi në nivelin e Ligës së Parë, për të cilën  besojë se  do ta realizojmë”” tha  trajneri Mustafa

Njëri ndër lojtarët ekipi që sadopak ka përvojë  në elitën e volejbollit  vendor  është Hamza Veseli  i  cili  nga   bashkëlojtarët e vetë është zgjedhur edhe kapiten  i ekipit

 “ Një falënderim i veçantë UT-së pasi që na mundësoi që të gjithë të marrim një hapë frymëdhënës  që  do të na  sjellin rezultate të reja  dhe mendoj se  jemi të përgatitur deri diku pasi që ekipi është me lojtarë të ri dhe disa me pak përvojë”   deklaroi kapiteni Hamza Veseli

Në mesin e volejbollistëve  të ekipit studentor u vërejt edhe skiatori më mirë në vitet e fundit, Dardan Dehari, shkaku i largimit nga skijimi është angazhimi i tij në Universitetin e Tetovës që nuk i mundëson mbajtjen e formës optimele si dhe dëshira për të kontribuar në volejboll.

 “Gjithsesi që ne  do të kundërvihemi. Në sport  gjithçka është relative mendoj se si ekip, si në eksperiencë ashtu edhe në moshë  jemi shumë të ri, mirëpo kjo tregon për një jetëgjatësi më të gjatë dhe mendoj që  shumë shpejt neve  do të ngjitemi në pedestalin më të lartë.”  Deklaroi Dardan Dehari,  volejbollist i KV Universiteti i Tetovës.

Në kampionatin e ri të  volejbollit  do të  garojnë 9 ekipe  KV Universiterti i Tetovës, Strumica, Vesna Probishtip, Vardari, Studenti Shtip, KV Leshok,  Liria, Shutova dhe  Boreci. Shorti tërhiqet nëse në hapësirat e Federatës së Volejbollit të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat