Shqipëria mposht Izraelin dhe kualifikohet

Volejboll

Shqipëria mposht Izraelin dhe kualifikohet

Më: 30 maj 2018 Në ora: 19:13
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Shqipërisë (femrat) në volejboll, fituan me rezultat 3:1 (25:23, 25:19, 27:29, 25:16) ndaj Izraelit në ndeshjen e katërt të Grupit B, të vlefshme për Divizionin e Argjendtë të Ligës së Europës, sukses që ka kualifikuar vajzat kuqezi në fazën finale të këtij eventi. Pas suksesit ditë më parë në Izrael erdhi fitorja e radhës në Tiranë. Në sallën e lojërave “Feti Borova”, Shqipëria arriti një fitore të merituar, e treta në grup, duke prerë një biletë për më tej. Një triumf i merituar edhe pse disi më i vështirë se ai i pak ditëve më parë, por këtë herë vajzat kuqezi të trajnerit Altin Martiri nuk përsëritën gabimet e sfidës me Austrinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat