Duket se problemet janë “tejkaluar” mes klubit të volejbollit Prishtina F. dhe Prishtina Volley në konkurrencën e femrave me Federatën e Volejbollit të Kosovës, që ka kryetar Abedin Ibrahimi. Më së miri e fakton se këto dy klube pranuan nga pesë topa nga Federata! Topat e dhuruar janë si projekt i Federatës së Volejbollit të Kosovës në bashkëpunim me CEV-in.
Ky është një lajm i mirë për opinionin volejbolldashës se klubet i pranojnë edhe topat që dhurohen nga FVK-ja sepse me këtë të fundit kanë pasur përplasje të ashpër tash e një kohë.
Duket se Prishtina F. dhe Prishtina Volley janë pajtuar me FVK-në që e kanë kritikuar shumë ashpër, madje Mehdi Mehmeti, drejtor i klubit Prishtina F. Ibrahimin e kishte atakuar shumë ashpër disa herë, duke i dhënë epitete të ndryshme. Më së miri e dëshmon se përfaqësuesit e klubeve të lartpërmendura ishin të pranishëm për t’i marrë topat nga FVK-ja. Kjo dëshmon se parimisht ka ndodhur pajtimi i klubeve me federatën.