Loriana Kuka në finale të Kupës Evropiane

Xhudo

Loriana Kuka në finale të Kupës Evropiane

Më: 11 mars 2018 Në ora: 11:36
Loriana Kuka

Pas triumfit të Erza Muminoviq, që mori të bronztën në kategorinë 44 kilogram, një tjetër xhudiste mund t’i sigurojë medalje Kosovës.

Driton Kuka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se Loriana Kuka është kualifikuar në finale të Kupës Evropiane për të rritura në Zvicër.

Për të arritur në finale, Loriana e mposhti xhudisten holandeze (Ilona Lucassen) dhe belgen (Sophie Berger).

Ajo në finale do të përballet me xhudisten franceze, Valentine Marchand.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat