Xhudisti veteran Anton Cena është befasuar me një urim dhe që i jep edhe më shumë motivim.
“Nga Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi, sot më është bërë një pritje jashtëzakonisht e përzemërt, sa profesionale aq edhe miqësore .
Ai më uroi për Titullin e Kampionit të Evropës për Veteranë për të katërtën herë me radhë , më inkurajoi që të mos ndalem duke punuar që t'i sjell suksese Kosovës dhe Policisë dhe më premtoi që do të më mbështesë edhe në të ardhmen.
U ndjeva i kënaqur dhe shumë i motivuar nga një konsideratë sikur kjo, pa harruar të premtoj bindshëm që derisa të jem unë përfaqësues, Policia e Kosovës gjithmonë do të jetë e para!
Kampioni nuk do të pushojë kurrë të ju falë krenari , sepse kështu bashkarisht ndjejmë peshën e trofeve të Kosovës!”, shkruan Cena.