Dy te arrestuarit në Zvicer për terrorizem, njëri nga Kosova e tjetri nga Maqedenia Veriore nuk ekstradohen, mbesin në paraburgim

Zvicra

Dy te arrestuarit në Zvicer për terrorizem, njëri nga Kosova e tjetri nga Maqedenia Veriore nuk ekstradohen, mbesin në paraburgim

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

– Në kuadër të luftës kundër terrorizmit me 1 shtator të këtij viti, në emër të Prokurorit Publik të Konfederatës (MPC/BA), Fedpol, në bashkëpunim me policinë kantonale të Gjenevës dhe Vaud, kryen gjithsej katër kontrolle në kantonet e Gjenevës dhe Vaud dhe arrestuan dy persona. MPC po zhvillon procedura penale kundër të arrestuarve nën dyshimin se kanë marrë pjesë ose kanë mbështetur organizatën e ndaluar terroriste “Shteti Islamik”.

Përkundër asaj se ne disa media u shkrua se ata do të ekstradohen në vendin e origjinës, gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mësuar nga burimet e Policisë Federale dhe MPC/BA, se nuk ka ndodhur, ata vazhdojnë te gjenden ne burg ne Zvicër deri ne vendimin e ri nga autoritetet helvetike.

“Gjykata përgjegjëse për masat e detyrueshme, me kërkesë të Prokurorisë Publike Federale (BA), ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 3 muajsh për të dy të akuzuarit. Prandaj të dy janë në paraburgim në Zvicër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë Publike në Bern dërguar sot gazetës zvicerane Le Canton27.ch

Dy të pandehurit janë me vendbanim përkatësisht në kantonet Vaud dhe Gjenevë. Procedura në fjalë po zhvillohet me dyshimin për shkelje të Art. 2 i Ligjit Federal për Ndalimin e Grupeve dhe Organizatave të Përafërta të “Al-Kaedës” dhe “Shtetit Islamik” (RS 122) dhe Mbështetjes ose Pjesëmarrjes në Organizata Kriminale (Neni 260ter CP).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat