Arratiset nga puna kur sheh policinë zvicerane, shqiptari s'kishte leje pune

Zvicra

Arratiset nga puna kur sheh policinë zvicerane, shqiptari s'kishte leje pune

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 16:13
ilustrim

Një patrullë policore zvicerane kishtë vëzhguar me vëmendje sesi një shqiptar nga Kosova kishte dalur nga shtëpia, kishte shkuar në punëtorinë e ndërtimit dhe kishte lyer fasadën, shkruan landbote.ch. Policia i shkoi pranë dhe i kërkoj letërnjoftim dhe lejen e punës, përcjell botasot.info. Megjithatë ai u ndjeu paraprakisht qëllimin e policisë dhe u arratis nga vendngjarja. Pas një ndjekje të shkurtër u arrestua pak metra larg nga objekti.
<b>Edhe punëdhënësi në pyetje</b>
35 vjeçari nga Kosova, pasi u vërtetua se kishte mungesë dokumentacioni dhe punonte në të zezë, iu dërgua menjëherë Prokurorisë së Winterthur/Unterland. Ndërsa 50 vjeçari zviceran që ishte punëndhënësi i tij, gjithashtu u mor në pyetje./Bota sot
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat