Bashkatdhetarët në Zvicër i dhanë Lamtumirën e fundit Nënës së Heroit Agim Ramadani, Fetihe Ramadani e cila ndërroj jetë, më 12 shtator 2016

Zvicra

Bashkatdhetarët në Zvicër i dhanë Lamtumirën e fundit Nënës së Heroit Agim Ramadani, Fetihe Ramadani e cila ndërroj jetë, më 12 shtator 2016

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 19:05
Bashkatdhetarët në Zvicër i dhanë Lamtumirën e fundit Nënës së Heroit Agim Ramadani

Një delegacion i Degës së LDK-së në Zvicër i kryesuar nga kryetari z.Haki Latifi vizitoj për ngushllime familjën Ramadani e cila kishte organizuar pritje (të pame) për nënën dhe gjyshen e tyre.

Në emër të Degës së LDK-së familjën Ramadani e ngushlloj z.Haki Latifi duke theksuar se: " Sot edhe bashkatdhetarët nderojnë dhe i japin lamtumirën e fundit Nënës Fetihe, Nënës që e lindi, rriti dhe edukoi Agimin, Heroin i cili bëri historinë, që na tha se ia vlen të vdiset dhe të jetohet për emrin Kosovë!

Andaj edhe të gjithë këta miqë e shokë të familjës Ramadani vijnë të marrin pjesë në dhimben t'uaj duke u lutur për shpirtin e saj që të prehet në paqe. Ndërsa ju të jeni krenar që patët një Nënë, një Gjyshe siç ishte Nënë Fetiheja".

Në emër të familjës u falenderua, djali i të ndjerës Fetihes z.Bekim Ramadani.

Në pritjen për ngushllime (të pame) që kishin hapur dje, të dielen, më 25 shtator, Familja e Heroit Agim Ramadani në Restaurantin "Salmen" në Schlieren, qindra bashkatdhetar patën rastin që të shprehin ngushllimet e tyre dhe i dhanë lamtumirën e fundit nënës së Heroit Fetihe Ramadani.

Sektori për informim i Degës së LDK-së në Zvicër

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat