Breshëria e plumbave mes dy shqiptarëve në lokalin zviceran

Zvicra

Breshëria e plumbave mes dy shqiptarëve në lokalin zviceran

Nga: Fitim Dika Më: 27 tetor 2016 Në ora: 08:19
ilustrim

Pesë vëllezërit Berisha janë të njohur për babazitë e tyre në Zvicër, ku njëri njihet si “vrasës  parkingjesh”, ndërsa dy të tjerë janë të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, shkruan prestigjiozja zvicerane nzz.ch. Gjykata e Cyrihut në qershor 2016 dënoi vëllain më të vjetër, Hasan me 81/2 vite heqje lirie për shkak të shumë shkeljeve ligjore ku spikaste edhe tentimi për vrasje. Vendimi ndërkohë është i plotfuqishëm.

Hasan Berisha në 3 prill 2012 në Winterthur kishte shkrepur armën bashkë me një shqiptar 48 vjeçar. Ky i fundit u arrestua një ditë pas ngjarjes dhe është marrë si dëshmitar, ndërsa Hasani u arrestuar në Itali për t’u ekstraduar në Zvicër një vit më vone tetor 2014.

“Hasani kishte qëlluar deri në tetë plumba, ndërsa 48 vjeçari deri në pesë plumba, duke rrezikuar ndjeshëm personat e ndodhur atypranë,” përcjell botasot.info. Njëri sosh është plagosur në pjesën e sipërme të dorës. Konflikti mes dy shqiptarëve duhet të ketë nisur për shkak të borxheve prej 9000 frangave rreth një pakete heroine e cilësisë së dobët.

48 vjeçari ka mohuar akuzat e përfshirjes në trafikimin e lëndëve narkotike. Ai thekson se gjatë asaj dite ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk ka pasur shënjestër. “Kam frikë për gruan dhe fëmijët e mi në Shqipëri,” tha ai para Gjykatës, duke nënkuptuar hakmarrjen e Berishave. Seanca e fundit dëgjimore do jetë sot, e enjte, ku do thuhet fjala e fundit për 48 vjeçarin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat