LDK-Dega në Zvicër i uron gjithë shqiptarëve 28 nëntorin- ditën e shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit kombëtar

Zvicra

LDK-Dega në Zvicër i uron gjithë shqiptarëve 28 nëntorin- ditën e shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit kombëtar

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 11:01
Dita e Flamurit

Në emër të Degës së LDK-së në Zvicër, të gjithë shqiptarëve u përcjell urimet  më të sinqerta me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarsisë së Shqipërisë.

28 Nëntori, data më e rëndësishme e kombit tonë do të jetë përherë një datë e ndritshme, motiv frymëzimi për të gjitha sukseset e shqiptarëve kudo që ndodhen. 

28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë.

Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit!     

Zoti i bekoft shqiptarët kudo që janë!

Haki Latifi, Kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat