Shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër, më 22 prill të këtij viti organizon Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Heroit të Kombit – Salih Çekaj.
Kryesia e Shoqatës “Salih Çekaj” i fton bashkatdhetarët shqiptarë, si dhe anëtarët e shoqatës me familjet e tyre, që të nderojnë me pjesmarrje këtë Akademi Përkujtimore për Heroin e Kombit, Salih Çekaj.
Akademia Përkujtimore mbahet nën patronatin e Kryesisë së Shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër.
ADRESA KU DO TË MBAHET AKADEMIA PËRKUJTIMORE:
Dägersteinstrasse 1, 6210 Sursse (LUZERN), duke filluar nga ora 18:30.
Për Kryesinë e Shoqatës “Salih Çekaj”
Saim Tahiraj, Kryetar