Prej njëzet vitesh Zvicra mbështet refugjatët e saj financiarisht dhe materialisht, që të kthehen vullnetarisht në vendlindjet e tyre, shkruan “SDA”. Shteti zviceran këtë këshillim riatdhesimi e sheh si “histori suksesi”.
Dhurimi i të hollave për refugjatët e riatdhesur është një politikë e besueshme për azilantët. “Kthimi vullnetarisht është qëllimi ynë kryesor,” tha ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga.
Deri tani janë ndarë 155 milion franga për refugjatët e rikthyer dhe shuma individuale varet me qëndrimin e tyre në vendin helvet.
Paratë kesh jepen në aeroporte, ndërsa shpesh projektet e ndërtimit financohen përmes zhiro-llogarive në vendet përkatëse. Këto projekte do bëhet më intensive deri në 2019.
Kosova përfiton më shumë nga fondet e tilla
Të enjten bëhet 20 vjetori i krijimit të këtij fondi për refugjatët dhe prej atëherë janë regjistruar 90.000 riatdhesime kundrejt pagesës - shumica në Kosovë (rreth 40.000) ndjekur nga Bosnja me 10.000. Në pesë vitet e fundit çdo muaj mesatarisht rikthehen vullnetarisht 230 persona në mbi 60 vende të ndryshme.
Gjatë organizimit të jubileut, autoritetet zvicerane përshëndetën dhe falenderuan gjithë punëtorët e këtij projekti për rikthimin e refugjatëve./Bota sot