Ndihmë për fëmijët e sëmurë nga leukemia në Kosovë - Bota Sot
Ndihmë për fëmijët e sëmurë nga leukemia në Kosovë

Zvicra

E premte, 21 shtator 2018

Ndihmë për fëmijët e sëmurë nga leukemia në Kosovë

Nga: Maxhun Smajli Më: 4 mars 2018 Në ora: 16:49
Në këtë Turnir Humanitarë kanë marrë pjesë 17-të ekipe futbollistike, përfshi këtu edhe ekipin kroat dhe atë rumun.

Në shenim të 10-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” në Straubing të Niederbayernit të Gjermanisë, ka organizuar Turnir Humanitar në futball të vogël. Qëllimi i organizimit të këtij Turniri Humanitar ishte për t’iu dalur në ndihmë fëmijëve të sëmurë nga leokemia, kryesisht në spitalin e Prishtinës.

Në këtë Turnir Humanitarë kanë marrë pjesë 17-të ekipe futbollistike, përfshi këtu edhe ekipin kroat dhe atë rumun. Ndeshjët u zhvilluan në një atmosferë vëllazërore, ku nuk pati as më të voglën përplasje.

Pas ndeshjëve të shumta që patën ekipet mes veti, në vendin e parë u radhit “Prishtina” nga Freisingu, në të dytin “Llapi” nga Straubingu dhe vendi i tretë i takoj “Atdheu” nga Straubingu. Lojtari më i mirë u shpall, Shemsi Gashi, ndërsa portieri më i mirë u shpall, Ardian Duhanaj, nga FC “Prishtina” e Freisingut.

Nga shitjet e pijeve dhe gjërave tjera ushqimore, të përgaditura vullnetarisht nga nënat dhe motrat tona, nga kuzhina tradicionale shqiptare, si dhe nga ndihma që ofruan njerëz vullnetmirë e human, u siguruan 4500 evro.

Ky është viti i tretë i organizimit të Turnirit Humanitar në futball të vogël në këtë qytet. Me 2016 dhe 2017 janë grumbulluar e shpërndarë 15.000 evro. Turniri Humanitar i radhës është me 16 qershor 2018.

Drejtuesit e këtij Turniri Humanitar, vlerësojnë lartë kontributin e Dr. Bedri Osmanit, i cili nuk kursehet duke ofruar ndihmë në forma të ndryshme.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test