Po shtohen zërat në LDK, kundër dhënies së besimit presidentit Thaçi për të udhëhequr fazën finale të dialogut me Serbinë.
Pas qëndrimit publik të deputetit Haxhi Avdyli, se Hashim Thaçi nuk duhet të jetë kryenegociator i Kosovës në bisedime me Serbinë, një tjetër zyrtarë i LDK-së sot ka dalë me qëndrim kundër Thaçit.
Nënkryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, Ismet Mjaki, ka dhënë një paralajmërim të ashpër për partinë e tij nëse i jep “mandatin” Hashim Thaçit.
“Nëse LDK, i jep mandatin Hashim Brojës - unë jap publikisht dorëheqje nga nënkryetari i LDK-së për Zvicrën”, ka shkruar Ismet Mjaki në profilin e tij në Facebook.