12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën çdo qytetar i vendit tonë ka kontribuar dhe sakrifikuar!
Në këtë ditë të madhe, si çdo ditë tjetër, edhe sot kujtojmë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi.
Kujtojmë themeluesin e shtetit të Kosovës, Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, kujtojmë simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve tanë, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Kujtojmë me plotë mirënjohje edhe trupat e NATO-s, në krye me SHBA-të, të cilët në momentet më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në vendin tonë.
12 qershori i vitit 1999, është vazhdimësi e mundshme historike, duke treguar historikisht – kaq bëmë dhe kemi edhe shumë për të bërë, është ofshamë e bukur edhe për trevat tjera shqiptare ende nën pushtim e okupim, ende në pamundësi ta gëzojnë të gjithë shqiptarët një shtet – një
komb ballkanik!
Urime Kosovë Dita e çlirimit!
Ti je Djepi i Dardhanisë dhe fat e bekim i kombit shqiptar!