Rrëfim i drejtpërdrejtë i dëshmitarit të ndeshjes Zvicër-Serbi, ja çfarë kishte thënë Xhaka dhe si kishin vepruar serbët

Zvicra

Rrëfim i drejtpërdrejtë i dëshmitarit të ndeshjes Zvicër-Serbi, ja çfarë kishte thënë Xhaka dhe si kishin vepruar serbët

Nga: Ismet Rashiti Më: 24 qershor 2018 Në ora: 15:04
Festimi i golit nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Ekipi i kombëtares zvicerane ende pa fillu loja, ishte optimist për fitoren e sigurt. Granit Xhaka ende pa fillu loja ka thënë : «Do t’i lëmë dy gola, ndryshe nuk ka kuptim të rrimë këtu». E drejta universale për paraqitjen e simboleve kombëtare në moemente emocionuese, nuk duhet të merret në asnjë mënyrë si arsye për ndëshkimin e lojtarëve Xhaka e Shaqiri nga ana e FIFA-së!

Sipas dëshmitarit nga vendi i ngjarjes, Kamer Idrizi, i cili ka përcjellur nga afër ndeshjen Zvicër-Serbi, në Kampionatin Botëror « Rusia 2018 », simpatizantët e ekipit kombëtar serb gjatë gjithë lojës i kanë provokuar lojtarët shqiptarë të ekipit zvicran.

Nacionalistët serbë të ndihmuar edhe nga një numër i simpatizantëve rus, pandërprerje thërrisnin parullat, « Kosova është zemra e Serbisë », « Shqiptarët duhet vrarë », pastaj shanin nënën shqiptare dhe pështynin veçmas në drejtim të Xhakës dhe Shaqirit. Të vërbuar nga urrejtja ndaj shqiptarëve, ata harronin se lojtarët me origjinë shqiptare, si shtetas zvicran, ishin aty të mbrojnë ngjyrat e kombëtares zvicerane dhe në asnjë rast të provokojnë kundërshtarët sportiv të ekipit serb. Të bindur se futbolli dhe sporti në përgjithësi i afron dhe fisnikron njerzit, lojtarët e kombëtarës zvicrane shprehnin kulturë dhe ndjenja miqësore ndaj sportistëve dhe publikut serb të cilët gjatë tërë kohës provokonin me këngë e parulla nacionaliste antishqiptare, deklaron Kamer Idrizi.

Ndjenja nacionaliste dhe politike antishqiptare, ka shprehur hapur edhe trajneri serb, Mladen Kërstajiq, i cili përshëndeste thirrjet e tilla të cilat janë në kundërshtim të plotë me rregullat sportive dhe të vet Federatës së Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

Simbolika e Xhakës dhe Shaqirit me duarë në formë të shqiponjës, ka ardhur vetvetiu nga emocionet e fitorës bindëse dhe vullneti i milona shqiptarëve që e kanë pritur me padurim fitorën e ekipit zvicëran. Një simbolikë e tillë në asnjë rast nuk i ka fyer e cënuar ndjenjat kombëtare serbe. Kjo simbolikë nuk paraqet urrejtje ndaj vlerave e simboleve të popullit serb, ndaj nuk ka asnjë arsye të ndëshkohen lojtarët e kombëtarës zvicërane, Xhaka e Shaqiri.

Paraqitja e simboleve kombëtare në forma të ndryshme, pa i fyer simbolet e të tjerëve, është e drejtë universale dhe kjo nuk duhet të jet në asnjë mënyrë arsye për ndëshkimin e lojtarëve Xhaka e Shaqiri nga ana e FIFA-së!

Image
Dëshmitari, Kamer Idrizi me Granit Xhakën, para fillimit të ndeshjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat