Nuk lejojmë, që të përbuzet aktiviteti kombëtar e humanitar mbi 30 vjeçar i SHH „Medvegja“ në Zvicër?

Zvicra

Nuk lejojmë, që të përbuzet aktiviteti kombëtar e humanitar mbi 30 vjeçar i SHH „Medvegja“ në Zvicër?

Nga: Dashnim Hebibi Më: 9 gusht 2018 Në ora: 11:02
SHH „Medvegja“ në Zvicër

"Ju lutemi të nderuar medvegjas, bashkëkombas, mos bini viktimë e këtij grupi, që flet për shoqatën, e në fakt, as që janë pjesë e saj hiq më pak, se mbi 20 vjet. Mbi 20 vjet e harruan, se duhet ndihmuar Medvegja dhe medvegjasit". 

Ka disa vite, që me përpjekje banale, monotone, përmes rrjeteve të ndryshme sociale, por edhe nëpër restaurante e kafene të ndryshme, një grup mërgimtarësh, sa që nuk i zenë as një kombi veturë, hiq më shumë, se 7 persona, folën e përfolën çka është më e keqja, për punën e shenjtë të Shoqatës Humanitare „Medvegja“ në Zvicër. Ata, dikushat, ishin pjesë e shoqatës, para 20 vjetëve dhe ishin larguar nuk e dijmë pse, ata tani, janë zgjuar dhe paskan „qëndisur“ kinse një monografi të ashtuquajtur kushtuar shoqatës, e kur dihet botërisht, se ata dikushat, nuk janë as pjesë e shoqatës me vite e vite. Për hirë të opinionit, që të mos hutohet, sepse, ky grup, ka hedhur baltë sa ka mundur për punën madhore të shoqatës dhe në fakt, as që i ka bërë asgjë shoqatës sonë, sepse çdo sekond, e minut dhe muaj e vit e dekadë, kjo shoqatë ka pasur rreth vetes veprimtarë të devotshëm e do të ketë deri në përjetësi. Na duhet ti sqarojmë opinionit tonë kudo që gjendet, se grupi nuk ka të bëjë asgjë me shoqatën, sepse as që janë pjesë  e shoqatës tash e mbi 20 vjetë. Nuk po duam të hyjmë në personale, por duhet kuptuar, se emri dhe llogo e shoqatës, nuk duhet të keqpërdoret nga askushi dhe nëse keqpërdoret, ai do të përballet me ligjin. Ne jemi munduar, që përmes disa aktivistëve tanë në shoqatë, që ti ulim ata dikushat dhe të marrim vendim për ribotim të Monografisë dhe u muar vendimi në takimin e Lozanës, por nuk i shkuan marrëveshjes deri në fund.

Prandaj, kryesia e SHH „Medvegja“ me të gjitha komisionet e e saja dhe disa aktivistë të tjerë medvegjas, mbajti mbledhjen e saj të rregullt dhe ndër të tjera, u diskutua edhe e ashtuquajtura Monografi kushtuar SHH “Medvegja” në Zvicër.

Të gjithë një zëri e shpallën veprim illegal, pasi që nuk janë përfill vendimet deri në fund që janë marrë në tubimin e përbashkët që është mbajtur në Lozanë. Të cilën një grup trumbetues, që njihen nga të gjithë medvegjasit, që hiq më pak se dy dekada pushuan apo e penzionuan aktivitetin e tyre në të mirë të Medvegjës, tash e dëshmuan edhe njëherë me këtë të ashtuquajtur Monografi, se nuk kanë punuar, e as që po punojnë në të mirë të Medvegjës, kur dihet mirë, se ligjërisht, nuk guxon askush të përdorë emrin e shoqatës, llogon e saj pa lejen e kryesisë së shoqatës. Këto janë shkelje të rënda, që i shërbejnë të keqes, që i shërbejnë thyerjes të së mirës, vetëm e vetëm, për të kënaqur veten e tyre dhe për të shitur mjegull e po besa edhe për të përcjellur ujë në mullinjë të dyshimtë, që kurrë nuk ia deshtën të mirën Medvegjës e as që ia duan. Na vjenë keq, që grupi i ashtuquajtur punues, nuk u afruan kur duhet në shoqatë dhe ata vazhduan me avazin e vjetër, se po bëjnë punë të madhe e në realitet është e kundërta ku ata me disa nënshkrime të disa anëtarëve të shoqatës, manipuluan, e ata ishin të mandatuar, vetëm për grumbullim të materialit, ata maskuan nënshkrimet e tyre dhe vullnetin e tyre të bardhë, por shkuan edhe më tej, duke ja future  thikën me helëm edhe autorit medvegjas Rrahman Hysenit.

Na vjen shumë keq, që autori, duke e ditur, se shoqata ka një kryesi aktuale që njihet në gjithë botën me punën e madhe kombëtare që ka dhënë dhe është vërtetuar me vepra e jo me llafe kafeneve e restoranesh, ai nuk mori dritën e gjelbërt nga kjo kryesi, por pranoi ofertën e grupit që po dihet dhe e nxorrën të ashtuquajturën monografi. Se kush e shkroi ate monografi, prap mbetet pikëpyetje.

Besojmë shumë, që të paktën nuk është mashtruar autori, që të jetë vetëm me emër e mbiemër dhe të jetë shkrues grupi i kësaj libri të kësaj kohe tranzicioni. Na vjenë keq shumë, që sa ngjyrë e letër është harxhuar për ate monografi të ashtuquajtur. Duhet t`ia bëjmë me dije, se edhe autori, do të mar përgjegjësi ligjore, pse nuk mori kontakte nga kryesia e shoqatës. Shoqata Humanitare “Medvegja” me qendrën e saj në Zvicër, do të bëjë të gjithë mundësitë ligjore në Zvicër e Kosovë për hirë të së vërtetës dhe për hirë të mundit të madh që është bërë me vite e vite, sepse është vjedhur, e manipuluar emri dhe llogoja e shenjtë e shoqatës. Që për këtë shoqatë, janë sakrifikuar veprimtarë e veprimtarë me vite e vite. Turpi nuk paska fund dhe trumbetuesit le të trumbetojnë, por duhet ditur, se ligji gjithmonë e zgjedh të drejtin dhe të padrejtin.

Komisioni për Informim i SHH “Medvegja”, Fully/ Zvicër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat