Mjetet e mbledhura në Zvicër për ngritjen e memorialit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës, mbikqyrjen dhe shpenzimet e tyre nga ana e komisionit përgjeegjës i autorizuar nga Nënkëshilli në Zvicër.
Më datën 2018-09-29 në ora 19, në klubin Dardania në Zofingen të Zvicrës Nënkëshilli për ngritjen e Memorialit Dr.Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës, i themeluar më 2018-03-31 në të njejtin vend, mbajti mbledjen e katërtë me rradhë me këtë rend dite:
1.Të dhënat e komisionit për mbikqyrjen dhe shpenzimin e mjeteve të grumbulluara në Zvicër.
SHHK“ SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër si organizatore për themelimin e Nënkëshillitdhe dy komisioneve për mbikqyrjen dhe shpenzimin e mjeteve të mbledhura në Zvicër për ngritjen e memorialit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës bashkia e Pejës, lajmëron 626 pjesëmarrësit që ndihmuan si në vijim se:
Nënkëshilli i themeluar në Zvicër dhe komisioni në përbërje ngaIsmet Shala, Bekë Osmanaj dhe Rasim Gashi është përgjegjës dhe jep të dhëna vetem për mjetet e mbledhura nga veprimtarët në Zvicër, si për shumën, mbikqyrjen dhe shpenzimet e tyre lidhur me ngritjen e memorialit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovëes.
Antarët e Nënkëshillit të zgjedhur në mbledhjen e datës 2018-05-26, në komision e të ngarkuar me prgjegjësi për zbatimin dhe jetësimin e të gjitha kërkesave që përshkruhen në Vendimin në vijm:
Në mbledhjen e datës 2018-05-26 mbajtur në Klubin Dardania në Zofingen Nënkëshilli mes tjerash llogariti shumën përfundimtare të mjeteve të mbledhura dhe mori këtë:
VENDIM:
AUTORIZON DHE NGARKON ME PËRGJEGJËSI ANËTARËT E NËNKËSHILLIT NË ZVICËER PËR PERDORIMIN DHE MBIKQYRJEN E MJETEVE NË KOSOVË
1.Tre anëtarët e Nënkëshillit:Ismet Shala, Bekë Osmanaj dhe Rasim Gashi, janë të autorizuar dhe përgjegjës për mbikqyrjen dhe përdorimin e mjeteve për ngritjen e Memorialit për Dr. Ibrahim Rugovën në Malaj të Rugovës.
2.Për çdo pagesë që bëhet për çfardo pune të kryer lidhur me Memorialin, që ka të bëjë me materialin e blerë të dëshmohet me Fletëpagesë dhe të tre anëtarët e autorizuar të hulumtojnë e vërtetojnë lartësinë e çmimeve në dy tri vende, pastaj të bëjnë pagesen ku përcaktohen.
3.Secili prej anëtarëve duhet të ken nga një kopje të Fletëdëshmive për çdo pagesë të bërë. Tërheqja e mjeteve nga banka bëhet me nenshkrimin e të tre anëtarëve.
4.Të gjitha Fletëdëshmitë për pagesatë e bëra nga tre anëtarët e autorizuar të Nënkëshillit: Ismet Shala, Bekë Osmanaj dhe Rasim Gashi duhet sjellur origjinaliet e dëshmive për pagesatë e bëra, tek arkëtari në Zvicër zotëri Lush Mulaj i autorizuar nga Nënkëshilli me datën 2018-05-26 të mbikqyrë dhe kontrolloj përdorimin e mjeteve të mbledhura bashkë me dy anëtarët e autorizuar për këtë çshtje, Qmil Çekaj dhe Saim Tahiraj.
Vendimi bëhet i plotëfuqishëm me nënshkrimin e tëautorizuarëve në vijim me datën 2018-05-26
Me përgjegjësi zbatuan dhe jetësuan përmbajtjen e VENDIMIT të sipërshënuar dhe këtë e dëshmuan në mbledhjen e katërtë me rradhë të Nënkëshillit mbajtur me datën 2018-09-29 ku arkëtari i SHHK”Salih Çekaj” në Zvicër z. Lush Mulaj lexoj dhe paraqiti para pjesëmarrësve të pranishëm, të gjitha dëshmitë me shkrim që i kanë sjellur anëtarët e komisionit Ismet Shala, Bekë Osmanaj dheRasim Gashi përgjegjësit për mbikqyrjen e shpenzimeve të mjeteve të mbledhura në Zvicër për memorialin sipas Vendimit të sipërshënuar.
Nga të pranishmit pati pyetje se sa ka kushtuar Memoriali deri tani dhe shuma e përgjithëshme e mjeteve te mbledhura.