Janina nga Presheva, nxenëse, çika e gazetarit ndçrkombetar nç Gjenevë, shet n’pazar… - Bota Sot
Janina nga Presheva, nxenëse, çika e gazetarit ndçrkombetar nç Gjenevë, shet n’pazar…

Zvicra

E hënë, 22 tetor 2018

Janina nga Presheva, nxenëse, çika e gazetarit ndçrkombetar nç Gjenevë, shet n’pazar…

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 09:14
Janina nga Presheva ne skijime ne Alpet e Zvicres. Asaj i shkon mire edhe shkolla edhe pazari. Eshte nëxense shembullore ne Gjenevë

Dihet, që ne mergimtaret që jemi ne Zvicer punojme dikush me jetu, por dikush edhe me mbi jetu, meqe as ne Zvicer nuk eshte aq lehte te fitohet. Por te gjithe kemi nje qellim ketu: te punojme dhe fitojme me djerse si thone me hallall dhe te edukojme femijet ne frymen kombetare dhe ate te tolerances dhe rrespektit ndaj njeri-tjetrit pamvaresisht racen apo relegjionin, tamam ashtu siq na mëson Zvicra, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Janina n’midis Gjenevës: Bienvenue, Servez-vous s’il vous plait… Urdheroi kepuca, fustana, pantollona, kapela, CD, lodra spiderman, kukulla, vetura te vogla, libra Harry Potery

Ne Zvicer ne cdo lagje (quartier) per cdo vit organizohet nje dite qe qyetaret kane mundesi te shesin gjesende ne rruge qe ketu njihet me emrin “La rue est à vous” (dmth rruga eshte e juaja) ku te gjithe dalin dhe shesin gjesenden e veta te reja e te vjetra. Me mire dicka me fitu se sa me i qit n’berrllog.

Bile ne mergimtaret (diaspora) e praktikojme qe sa here shkojme ne shtepi, ne pushime, marrim me vete rroba duke mbushur kutija apo thase shpice. Keto gje sende, jane sidomos tesha te cilat i blejme ne sezonat kur jane lire (zbritje) por ka edhe disa sosh qe nuk i blejmë (ne fakt i kemi blere) qe jane tonat, te cilat i kemi bajtur pak, siq thonë, jane te veshura nje apo dy here, te cilat me nuk i perdori, dihet per shkak se rriten femijet ose ju del moda.

Por ndodhe qe kur keto dhurata gratis, nuk i duan ne vendlindje kur ju ofrojme te afermëve ose skamnoreve. Cudi edhe lypsa edhe zgjedhes?!

Pazari tradiconal ne Gjenevë “La rue est à vous” nje rast i mire per nxënesit te fitojne

Dhe nje dite vajza ime Janina pa me pyetur fare kishte dalur ne pazar ne këtë dite “La rue est à vous” (dmth rruga eshte e juaja) per te shitur po ato rroba e gjesende qe i kishin refuzuar ne Presheve.

Fillimisht ishim ne hamendje, ta leme qiken apo jo me shit në pazar, jo marre, jo ben, jo s’ben, jo flasin njerëzit (jo zviceranet) por dihet shqiptaret si zakonisht: “aiii– a e pat qikën e gazetarit nderkombetar po shitke në pazar..”?! etj..

Janina eshte e Kl 11 Armus, ndjek mesimet ne kolegjin e Gjenevës e cila sikur vellau i saj dhe motrat, per cdo fund viti ajo merr certifikaten nga shkolla. Ata qe jane në Zvicer e dinë cfare eshte kjo puna e certifikates qe tek ne i bie, nxenës shembullor qe shpërblehen me nje liber ne fund te vitit shkollor.

Janina: Pershendetje nga Londra.. Hello from Oxford street – London

Janina eshte nje nxenëse me prinder nga Presheva. Nëna e saj nje edukatore shkolle, kurse babai i saj eshte nje journalist nderkombëtar i njohur ne opinion shqiptar dhe zviceran, si gazetar 20 vite ne OKB (per BBC, DW, ATSH, RTVSHk, Top Channel, Bota sot, Presheva Jonë dhe gazeta zvicerane)

Perfundimisht, Janines i tham OK rri ne pazar shit meqe paske vendosur. Dhe kjo OK, ne mbremje, pas 5-6 oreshe Janina e vogel, nxenese na i solli ne shtëpi bereqetin duke derdhur ne “hambarin” tone 568 CHF apo 500 euro, shume jo qe ne Presheve duhet te punosh se paku tre muaj me shkarku e narku qymyr, në skele ose ne mal me bajt dru me traktor.  Me keto leke qe fitoi ajo pagoi libra, fletore dhe lapsa per vëllaun dhe motrat, pagoi rrymen per muajin shtator, besa i mbeten edhe disa ne xhep per me dhene ne aksionet solidariteti per femije te sumëru e per ta paguar ekskursionin qe ditëve te ardhshme shkolla do t’i dergoj ne skijime ne Mont Blanc. Nga ky pazar ajo ka pasur rastin te shkoje ne Londer, ne Alpet e Zvicres apo skijime ne Chambery etj..

Cka me thene per fund, qika babit rruges babit te vet.. Edhe une kur isha ne moshen e saj e kam pas luajtur “biznesin” dhe nuk isha kompleks dhe skisha marre me punu. Madje kur isha nxenës ne karadakune Presheves (Lezbali) kam shitur limushk (lesh të lisit”-:)), drunjeve) puqurka (këpurdha), mana, vojsa e qaj te lulava e t’blinit, por edhe vezë dhe frute, besa edhe kam pas shit argatin, kam prashit kallamoq, kur ne dite merrja 5 marka gjermane..Nje jave cka punoja me ato te holla bleja qanten dhe librat e shkolles, besa me mbeteshin do pare me shkue naj here ne “bioskop”. Gjitha keto i benim me u shkollue edhe pse besa kishim (si thone elhamdyrilah) meqe baben e kishin ne Austri dhe nuk heqnim aq keq, po ja, doja me fitoja vet.

Kur ju them fëmive te mi sot se tri dite kam qajt per me ble revisten “Pioneri” apo “Harabeli” atëhere ne Presheve dhe mezi nana jeme mi dha 5 banka. Kurse femijet e sodit qajne per Iphona dhe per patika Nike, qe atëbote per mua ato nuk kane qene as ne enderr?!..

Duket se e kuptuat mesazhin e ketij shkrimi: Te punosh cfare te punosh sot nuk eshte marre! T’ju vije turp qe nuk punoni, t’ju vije turp me gënjye dhe kur si degjoni prinderit e jo me pune e fitue! Duhet te jeni krenar qe jeni rritur fëmije te dashur, te nxjerresh paren vete duke rrespektuar punen. Gjeneratat e reja duhet kultivuar e traditen e punes dhe mesuar se i duhet fituar dinarin (lekun) me djerse, sepse edhe ligjerisht edhe fetarisht ajo pare eshte hallall jo vetem per te sotmen por edhe per te nesermen, perspektiven e femijeve.. Psh, në Zvicer femiu kur i mbush 18 vjet e largojne nga shtëpia, i thone bëja si te duash, ne e kimi kryer obligmin tone, te kemi shkolluar, Zoti hajrin… Gjej rrugëdalje vete, bëja qeren vetes… Kurse tek ne shqiptaret nje punon e 30 hanë… Tana, valla dicka spo bojne punet tek ne.. Eh valla s’bojnë, se prej qille s’pike asgjë!..

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test