Aksident në autostradë, shqiptari flet nga shtrati i spitalit: Fat që jam ende gjallë - Bota Sot
Aksident në autostradë, shqiptari flet nga shtrati i spitalit: Fat që jam ende gjallë

Zvicra

E hënë, 22 tetor 2018

Aksident në autostradë, shqiptari flet nga shtrati i spitalit: Fat që jam ende gjallë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 08:35
Armend Kameri

Ka shpetuar per mrekulli nga vdekja pas nje aksidenti ne autostrade, shqiptari qe ishte nisur me taksi per t’u kthyer ne atdhe.

Mediat gjermane shkruajne se shqiptari Armend Kameri ndodhet ne shtratin e spitalit, por per fat mundet ende qe te buzeqeshe.

“Nuk është ndonjë çudi, unë jam ende gjallë”, ka thene punëtori i i picerisë për “Blick”.

Aksidenti nga i cili doli gjalle ndodhi ne Rothrist AG, nderkohe qe drejtuesja e mjetit ku kishte hipur gjeti vdekjen ne vend.

Ishte nata e se henes kur Armendi, shtetas i Kosoves, porosit një taksi për t’u kthyer në shtëpi në rrethinën e Bazelit, e mandej do merrte tren per ne aeroport.

“Doja të shkoja në stacionin e trenit në Olten dhe pastaj të vazhdoja me tren për në aeroportin e Cyrihut. Doja të shkoj në vendlindje për një udhëtim të shkurtër”- tregon ai.

Ai tregon se gjithcka shkoi mire deri ne autostradën A1 në drejtim të Cyrihut, pak para daljes Rothrist, ku ndodhi edhe aksidenti.

I riu tregon se ne kete moment ndjeu qe makina Mercedes levizi majtas-djathas pa e kuptuar perse. Me pas erdhi perplasja e forte me anesoret e rruges.

“Makina u rrotullua dhe u ndal, duke qendruar ne ane. E gjitha ndodhi shumë shpejt”- thote ai, duke shtuar se taksisten e pa te shtrire pertoke pa shenja jete. “Kishte lëndime serioze në kokë”- thote ai.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test