Besa Ismaili: Shamia ishte pretekst për largimin e mësueses në Malishevë

Aktuale

Besa Ismaili: Shamia ishte pretekst për largimin e mësueses në Malishevë

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 18:28
Besa Ismaili

Prindërit  e nxënësve të shkollës fillore “ Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës kanë kërkuar largimin e arsimtares, Fatmire Bujupi pasi kjo e fundit mban shami.

Besa Ismaili, zëvendësdekane në Fakultetin e Studimeve Islame ka thënë se në këtë rast, nuk është çështja te shamia.

Ismaili në Info Magazine ka thënë se mësuesja në fjalë ka të drejtë të mbajë shaminë, pasi sipas saj, kjo është një e drejtë legjitime e saj.

“Po flasim për disa kushte që në ato zona një grua nuk i ka gëzuar sikur në zona nëpër qytete”.

“Është e drejtë e saj, është e ligjshme, gjykatat e Kosovës e kanë konfirmuar. Gjithë diskursi ka qenë armiqësor dhe për të parë se ku ka arritur anarkia me vendime të gjykatave vajzat janë kthyer në shkollë”.

Ajo ka thënë se i vjen mirë që në këtë rast është marrë parasysh autoriteti i prindërve por sipas saj, duhet të merren parasysh edhe “rastet kur vajzat me shami janë përjashtuar nga shkollat”.

Ismaili ka thënë se në këtë mes ka edhe lidhje familjare që përfshihen.

“Nuk e kisha të vështirë të kuptoj se drejtoresha Bukurie Krasniqi ka pasur lidhje  familjare me arsimtarin e mëhershëm që ka punuar në këtë pozitë”.

“Kurse Fatmire Bujupi ka fakultetin e kryer dhe ka qenë më e mira për këtë pozitë”.

“Autoriteti e ka zgjedhur në një proces transparent dhe ka fituar në bazë të njohurive jo në bazë të shamisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat